56-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga helikat e një gomonie në plazhin e Karaburunit është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Sipas informacioneve, shtetasi A.K, ka pasur nevojë për mjekim më të specializuar dhe bluzat e bardha të Vlorës kanë vendosur transportimin e tij drejt spitalit të Traumës. Pushuesi ka marrë plagë në këmbë nga goditjet e helikës.
56-vjeçari, banues në Tiranë u godit nga gomonia pasi kishte zbritur nga një anije turistike në det afër molit ku ankorohen mjetet e lundrimit.
Detajet e policisë për ngjarjen:
Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.
Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co