U godit me levë nga persona të paidentifikuar, ja si është gjendja e avokatit të Sali Berishës! Detajet

u godit me leve nga persona te paidentifikuar ja si eshte gjendja e avokatit te sali berishes detajet































Detaje të reja dalin nga dhunimi me leva i Sokol Mëngjesit, avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

gjokutaj sokol mengjesi

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (29 Maj) rreth orës 08:50 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mësohet se ai është dhunua nga persona ende të paidentifikuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, gjendja shëndetësore e avokatit të ish-kryeministrit është normale dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →