Ernest Muçi zhvilloi një paraqitje spektakolare në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Samsunspor, që u mbyll me shifrat e bardha 0-0.
Talenti shqiptar, u hodh në fushë në minutën e 60, në vendin e Zhoao Marios, teksa 30 minuta plus shtesën i mjaftuan, për të spikatur, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë te bardhezinjtë, sipas “SofaScore”.
23-vjeçari krijoi 2 shanse të arta shënimi, ku për meritë të portierit kundërshtar nuk u finalizuan, si dhe regjistroi 5 pasime kyçe, 3 harkime të rrezikshme. Shqiptari gaboi vetëm 1 pasim nga 19 në total, ndërkohë që u vlerësua me notën 8.2 nga “Sofa Score”.
PANORAMASPORT.AL
The post U fut nga stoli, Muçi i impersionon të gjithë më paraqitjen në kampionat/ Shikoni notën dhe statistikat fantastike të shqiptarit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.