Biznesmeni i vrarë sot në Greqi rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjec, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.
Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar sot furnizonte me cigare Drobonikun. Ky i fundit ka precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.
Ka dyshime se dy vrasjet mund te lidhen me njëra tjetrën. Përpos kësaj, biznesmeni i ekzekutuar sot, rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë. Gruaja e tij, po shqiptare, është ekzekutuar disa vite më parë.
Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve, sic po ndodhin vitet e fundit vrasjet e eksponentëve kryesorë të mafies greke, për të njëjtin motiv. Pas këtyre vrasjeve janë zbuluar autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria.
Biznesmeni grek e furnizonte Drobonikun me cigare përmes një kushërirës së tij, një grekeje. Më pas, burri nga Berati i shiste ato. Biznesmeni i vrarë kishte të punësuar 4000 punëtorë. Në fakt greku sillte dhe kontejnerë nga Amerika Latine po s’ka ndonjë indicje për kokainë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co