U deklarua e zhdukur, arrestohen 2 persona për përdhunimin e së miturës në Kosovë

u deklarua e zhdukur arrestohen 2 persona per perdhunimin e se mitures ne kosove
u deklarua e zhdukur arrestohen 2 persona per perdhunimin e se mitures ne kosove

Një vajzë e mitur, e cila u raportua e zhdukur më 16 mars, është gjetur nga policia dy ditë më pas, të hënën e 18 marsit.

Policia njofton përmes raportit se viktima ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërimin e dy personave, të cilët dyshohet se e kanë përdhunuar.

“Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person e zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur”, thotë policia në raport.

Është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor.

Lidhur me rastin, i cili ka ndodhur në Prizren, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →