
Snoop Dogg, reperi, aktori dhe producenti muzikor amerikan, ishte një nga figurat kryesore në Olimpiadën e Parisit. 52-vjecari është veshur si kalorës gjatë një gare me kuaj, por ndër të tjera është parë edhe në garat e gjimnastikës për femra, volejbollit në plazh, dhe në xhudo.
Mediat amerikane raportojnë se Snoop Dogg mund të jetë paguar rreth 500 mijë dollarë në ditë, nga televizioni NBC, gjigandi mediatik e dërgoi për të pasqyruar Lojërat Olimpike të Parisit.
Me pak fjalë, reperi mund të fitojë një shumë prej rreth 8 milionë dollarësh nga aktiviteti në Francë.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co