U bë presidenti më jetëgjatë në historinë e Amerikës, dalja e rrallë publike e Jimmy Carter në 100 vjetorin e ditëlindjes

u be presidenti me jetegjate ne historine e amerikes dalja e rralle publike e jimmy carter ne 100 vjetorin e ditelindjes
u be presidenti me jetegjate ne historine e amerikes dalja e rralle publike e jimmy carter ne 100 vjetorin e ditelindjes

Jimmy Carter bëri histori dje pasi mbushi 100 vjeç dhe kështu u bë i vetmi ish-president i SHBA-së që arriti këtë moment historik moshe.
Carter, në një paraqitje të rrallë publike, festoi ditëlindjen në kopshtin e shtëpisë së tij në Gjeorgji me familjen dhe miqtë.

Ish-presidenti amerikan 100-vjeçar ishte në një karrige me rrota, ndërsa katër avionë luftarakë fluturuan në qiell për ta nderuar atë.

Jimmy Carter ka jetuar në një shtëpi pleqsh që nga shkurti i vitit 2023 pasi gruaja e tij prej 77 vitesh, Rosalyn, vdiq nëntorin e kaluar.

Carter ka thënë se dëshiron të jetojë mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harris për presidente të SHBA-së, ndërsa votimi në Gjeorgji pritet të fillojë në fund të tetorit. “Po përpiqem të mbahem në mënyrë që të votoj për Harrisin”, ishin fjalët që Carter thuhet se i tha djalit të tij Chip.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →