Dita e sotme është një ditë gëzimi për Berat Gjimshitin. Familja e mbrojtësit të kombëtares është shtuar me një djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, pasi është bërë baba për herë të tretë.
Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja serbe Alisa Jalize sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes.
“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti.
Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar.
Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti.
The post U bë baba për herë të tretë, ndan lajmin e ëmbël futbollisti: Tani jemi të kompletuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.