U arrestuan me urdhër të SPAK, zbardhen emrat e personave të arrestuar! Përveç drejtuesit të Prokurorisë edhe ish-oficerja e policisë gjyqësore dhe një avokat

u arrestuan me urdher te spak zbardhen emrat e personave te arrestuar pervec drejtuesit te prokurorise edhe ish oficerja e policise gjyqesore dhe nje avokat





































Janë zbardhur emrat e katër personave të arrestuar me urdhër të SPAK, ku mes tyre është edhe drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

aurel zarka
Aurel Zarka, kreu i Prokurorise Vlore

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë e Magjistraturës, ish oficere policisë gjyqësorë ne Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe Hetuese ne BKH, aktualisht magjistrate.

Në pranga kanë rënë edhe ⁠Astrit Vladi si dhe avokati ⁠Radovan Çela.

Dyshohet se ata kanë abuzuar detyrën lidhur me një procedim.

Prokurori Aurel Zarka u emërua në krye në krye të organit të akuzës më 9 maj të 2022, pasi kaloi me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →