U arrestuan me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Apeli liron nga qelia përmbaruesin Alban Ruli dhe Ilir Thanën

u arrestuan me ish sekretarin e pergjithshem te ministrise se financave apeli liron nga qelia permbaruesin alban ruli dhe ilir thanen
u arrestuan me ish sekretarin e pergjithshem te ministrise se financave apeli liron nga qelia permbaruesin alban ruli dhe ilir thanen

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga qelia përmbaruesin privat Alban Ruli dhe shtetasin Ilir Thana, të cilët u arrestuan së bashku me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuataj, në lidhje me dosjen e vjedhjes së shumës prej 1.2 milionë eurove në buxhetin e shtetit.

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka regjistruar procedimin penal, ndaj të pandehurve me iniciale A. R dhe I. Th, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. Regjistrimi i procedimit penal është bërë mbi bazën e kallëzimit të shtetases me iniciale B.H, përfaqësuese e Bankës Amerikane të Investimeve sh.a, lidhur me veprimet e kryera nga permbaruesi privat A.R, përfaqësues i Zyrës Përmbarimore ARB.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale, që i përket të pandehurit me iniciale A. R, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 320 të Kodit Penal, si dhe të pandehurit me iniciale I. Th, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 320 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 3006, datë 15.12.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtorë të pandehurit A. R, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit dhe 9 (nëntë) muaj burgim.
Deklarimin fajtorë të pandehurit A. R, për kryerjen e veprës penale “Pengimi për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dizposite me 3 (tre) muaj burgim.
Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, të pandehurit A. R i jepet një dënim i vetëm prej 1 (një) vit dhe 9 (nëntë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406 ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, dhe përfundimisht i pandehuri A. R dënohet me 1(një) vit dhe 2 (dy) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit, për të pandehurin A. R fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit Nr. 30 datë 11.01.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 11 janar 2023. Për efekt përllogaritje nga data 11.01.2023 deri me datë 02.02.2023 të llogaritet si kohë e vuajtur në paraburgim, dhe nga data 02.02.2023 dhe në vazhdim si kohë e vuajtur me masë sigurimi arrest n shtëpi. Dënimi i mbetur të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtorë të pandehurit I. Th, për kryerjen e veprës penal ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij në bazë t kësaj dizpozite me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtorë të pandehurit, I. Th për kryerjen e veprës penal “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 Kodit Penal, dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dizpozite me 3 (tre) burgim.
Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit penal, të pandehurit I. Th i jepet një dënim i vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, dhe përfundimisht i pandehu I. Th dënohet me 3 (tre) vjet dhe 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin I. Th, fillon nga dita e ndalimit datë 21.12.2022. Dënimi i mbetur do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura nga:

I pandehuri me iniciale R, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit deklarimin e pafajshëm të tij, si dhe
I pandehuri me iniciale Th, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit si më poshtë:
1.Deklarimin të pafajshëm të pandehurit I. Th në lidhje me akuzat për veprat penale të “Vjedhjes” me pasoja të rënda dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar respektivisht nga nenet 134/3 dhe 320 të Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale, si dhe ky i pandehur nuk i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Në alternativë të deklarohet fajtor për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar respektivisht nga nenet 134/3 dhe 320 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit me minimumin e parashikuar nga këto dispozita, uljen me 1/3 e dënimit në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dhe në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të denimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të dënimit për të pandehurin I. Th dhe vënien e tij në provë duke mbajtur kontakte me shërbimin e provës.
Heqjen e sekuestros vendosur sipas vendimit të prokurorit datës 15.12.2022 “për sekuestrimin pranë bankave”, në llogarinë bankare të shtetases Sh. P (motra e ankuesit) për shumën prej 1.859.920 lekësh sipas procesverbalit të datës 15.12.2022, si dhe shumën prej 21.109.384 lekësh të sekuestruara sipas procesverbalit të datës 15.12.2022, në llogarinë qëllimore bankare të përmbaruesit A. R për kreditorin I. Th dhe kthimin e sendeve të sekuestruara (vlerat monetare) personave që u takojnë.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 28.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar znj. Brikena Ukperaj dhe anëtarë z. Genti Shala dhe z. Dritan Hasani, vendosi:

Ndryshimin e Vendimit Nr. 3006, dt. 15.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke deklaruar të pafajshëm të pandehurin A. R për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe veprës penale “Pengimi për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Në lidhje me të pandehurin I. Th. Gjykata vendosi :

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit I. Th për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit I. Th për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

– Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit I. Th i zbritet 1/3 e dënimit duke u dënuar me 2 (dy) muaj burgim.

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I. Th nga institucioni i paraburgimit ku ai ndodhet, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

– Në zbatim të nenit 190 shkronja ç të Kodit të Procedurës Penale, shuma prej 1.859.920 (një milion e tetëqind e pesëdhjetë e nëntëmijë e nëntëqind e njëzet) Lekë, e sekuestruar me procesverbalin datë 15.12.2022, në llogarinë e shtetases Sh. P dhe shuma prej 21.109.384 (njëzet e një milionë e njëqind e nëntëmijë e treqind e tetëdhjetë e katër) Lekë, e sekuestruar me procesverbalin datë 15.12.2022, në llogarinë qëllimore të përmbaruesit A. R për kreditorin I. Th, të ruhen derisa të zgjidhet nga gjykata civile konflikti i ngritur për pronësinë e tyre.

Shpenzimet procedurale në ngarkim të të pandehurit I. Th.
– Lënien në fuqi të vendimit në lidhje me disponimet për provat e tjera materiale.

Tiranë, 28.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm më datë 29.02.2024, ka vendosur: “Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar për të pandehurin A. R, me vendimin Nr. 9, datë 02.02.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se e ka vuajtur dënimin e dhënë me vendimin Nr.3006, date 15.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →