Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Rigels Rajkun, reperin e njohur me ermin e artit Noizy, i cili u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve në Kosovë, pasi dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni, me 2 gusht në Pejë.
Noizy është lënë i lirë kundrejt garancisë pasurore 5 milionë lekë të rinj.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhet të depozitohet brenda një afati 5 (pesë) ditor.
“Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Vendimi i plotë:
- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës.
- Caktimin me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit R. Rajku, te masës së sigurimit “Garancia Pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale si alternativë e masës së sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
- Garancia pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale citohet në shumën 5.000.000 pesë milion) Lekë.
- Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda nje afati 5 (pesë) ditor. Shtetasi R.Rajku të qëndrojë me mesë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhëroje, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm te personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedures Penale
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkalles së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e ketij vendimi.
- Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqiperise.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5(pese) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Durrës, më datë 16.08.2024.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co