Durrës/Vijojnë kontrollet bazuar në inteligjencën policore, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Kontrollet, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.
Falë inteligjencës policore u finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi”.
Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
Vihet në pranga poseduesi i armëve, një 38-vjeçar nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë, se një shtetas posedonte disa armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sukthi”.
Në kuadër të operaconit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Qani Hysa., 38 vjeç, banues në Sukth.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në fshatin Vardardhe-Sukth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co