Ministria e Jashtme e Kosovës tha të premten se një gjykatë në Shkup vendosur të mos e dorëzoj tek autoritetet serbe shtetasin e Kosovës, Blerim Ramadani, I cili u arrestua muajin e kaluar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.
Ministria tha se zoti Ramadani do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie në Shkup deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk e kanë komentuar njoftimin.
Blerim Ramadani, ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, a arrestua në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, Jazhincë – Glloboçicë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë, e cila e akuzon atë për “krime lufte në rajonin e Nerodimes, në komunën e Ferizajt në verën e vitit 1999”.
Autoritetet e Kosovës, përmes ambasadës në Shkup kërkuan lirimin e zotit Ramadani, ndërsa Organizatat e Veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë se akuzat e autoriteteve të Serbisë kundër pjesëtarëve të UÇK-janë të fabrikuara dhe arrestimet “të padrejta dhe shqetësuese”./voa
Ministria e Jashtme e Kosovës tha të premten se një gjykatë në Shkup vendosur të mos e dorëzoj tek autoritetet serbe shtetasin e Kosovës, Blerim Ramadani, I cili u arrestua muajin e kaluar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.
auto_mpj-ministria-e-punve-te-jashtme-6.v11582277328
Ministria tha se zoti Ramadani do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie në Shkup deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk e kanë komentuar njoftimin.
Blerim Ramadani, ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, a arrestua në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, Jazhincë – Glloboçicë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë, e cila e akuzon atë për “krime lufte në rajonin e Nerodimes, në komunën e Ferizajt në verën e vitit 1999”.
Autoritetet e Kosovës, përmes ambasadës në Shkup kërkuan lirimin e zotit Ramadani, ndërsa Organizatat e Veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë se akuzat e autoriteteve të Serbisë kundër pjesëtarëve të UÇK-janë të fabrikuara dhe arrestimet “të padrejta dhe shqetësuese”./VOA
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co