U aludua se ishte kundër lidhjes me Sara Gjordenin, Bardhi dhe menaxheri i tij ndajnë përfundimisht rrugët pas përplasjeve të ashpra! Këngëtari: Karriera ime vazhdon si artist i pavarur

u aludua se ishte kunder lidhjes me sara gjordenin bardhi dhe menaxheri i tij ndajne perfundimisht rruget pas perplasjeve te ashpra kengetari karriera ime vazhdon si artist i pavarur



































Bardhi Idrizi dhe menaxheri i tij, Jetmir Agaj kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin e tyre, pas shumë akuzash e deklaratash ndaj njëri-tjetrit.

sara gjordeni bardhi jetmir agaj

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në një postimi në Instagram, përmes të cilit njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.

Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot desha t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë. Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projekte të reja”, shkroi Bardhi në postimin e tij në ‘InstaStory’.

bardhi jetmir postim menaxheri (2)

Pas postimit të këngëtarit, dhe Jetmir Agaj konfirmoi gjithashtu shkëputjen e bashkëpunimit duke shpërndarë postimin e Bardhit.

bardhi jetmir postim menaxheri (1)

Kujtojmë se përplasjet mes tyre nisen pas pjesëmarrjes së Bardhit në Big Brother VIP Albania, një krisje ku ishte e përfshirë partnerja e këtij të fundit, Sara Gjordeni.

Shumë u aludua se Jetmir Agaj ishte kundër lidhjes së çifit, gjë që kishte shkaktuar debate mes tij dhe Sarës, e cila po ashtu ka reguar ashpër atë kohë.

sara gjordeni bardhi idrizi

Po ashtu, edhe pak kohë më parë, Sara përmes një postimi në Instagram, u shpreh se menaxheri i ka marrë llogarinë në Instagram Bardhit.

Ajo u ka kërkuar ndjekësve të heqin nga “folloë” Bardhin deri në një njoftim të dytë, pasi kënfgëtari nuk e kaishte më adresën e tij.

“Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore Instagramin e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më Instagramin e tij”, ka shkruar ajo.

sara gjordeni bardhi (2)

Reagimi i Sara Gjordenit

Duke qene se numri im ka qene i lidhur me acc e bardhit, acc qe po sulmohej ishte i tiji. Managmenti i tij e ka marre serish perpara nje ore instagramin e bardhit duke e lene 100% pa akses. Bardhi nuk e ka me instagramin e tij. Ne emer timin dhe te bardhit, ju lusim me keqardhje te hiqni te gjithe folloë nga @bardhi.

Si shenje pakenaqesie te kesaj sjelljeje totalisht te pamerituar ndaj tij ne keto momente kaq delikate te familjes sone ku bardhit i duhet te punonte me shume se kurre.

Nuk mendoj se mund te luhet keshtu publikisht me nje artist te ketij niveli, e as me psikologjine e nje djali i cili ka mjaftueshem stres per pritjen e femijes se tij te pare Shqetesimi qe po na shkaktohet te dyve nga keta persona prej kohesh eshte i paimagjinueshem.

Sidomos mbi mua qe jam me emocionale se normalisht. (nderkohe vazhdohet te sulmohet llogaria ime) Ju lutem me mbani larg arsyeve midis te dyve sepse jane profesionale dhe hatermbetje personale.

sara gjordeni bardhi (4)

Ndërkohë, kujtojmë se tashmë ish-Missi dhe Bardhi do të mirëpresin së shpejti në jetë vajzën e tyre.

sara gjordeni bardhi

Historia e dashurisë së çiftit filloi disa muaj më parë në “BBV”, ku takuan dhe shijuan romancën e tyre së bashku, ndërsa e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia.

sara-gjordeni-dhe-bardhi-idrizi

sara gjordeni bardhi (5) sara gjordeni bardhi sara gjordeni bardhi1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →