U aktivizua titullar në ndeshjen e Bundesligës, mesfushori i Kombëtares lë fushën e lojës i dëmtuar në pjesën e parë

u aktivizua titullar ne ndeshjen e bundesliges mesfushori i kombetares le fushen e lojes i demtuar ne pjesen e pare

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, u aktivizua titullar me skuadrën e Darmshtad në duelin e vlefshëm për javën e 30-të të Bundesligës ndaj Këlnit.

Shqiptari ishte i pafat teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 43-të të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi. Vendin e tij e mori futbollisti Myler.  

Gjithsesi Gjasula duhet të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij arriti të triumfonte në transfertë me rezultatin 0-2 falë golave të Klarer dhe Vilhelmson, duke mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës, edhe pse situata duket shumë e vështirë, pasi diferenca me Bohumin e vendit të 15-të është 10 pikë, kur kanë ngelur edhe 4 javë nga fundi.  

Në duelet e tjera të paradites në Bundesligë, Lajpcig mposhti Heidenheimin me rezultatin 1-2, Hofenheim ia doli në shtëpi ndaj Mynshenglabah me rezultatin 4-3. Në sfidën tjetër Volfsburgu mposhti minimalisht 1-0 Bohumin.  

Renditja5
Renditja5
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →