“Turp për ta”- Macron njoftoi se Franca nuk do të dërgojë më armë në Izrael, reagon ashpër Netanyahu: Do e fitojmë luftën me ose pa mbështetjen tuaj

turp per ta macron njoftoi se franca nuk do te dergoje me arme ne izrael reagon ashper netanyahu do e fitojme luften me ose pa mbeshtetjen tuaj





































Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, ka reguar ashpër pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili bëri thirrje për një embargo të armëve në mbarë botën ndaj Izraelit.

macron netanyahu

Në një video mesazh, Netanyahu është shprehur se Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e Francës.

“Kam një mesazh për presidentin Macron. Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e Francës”, tha kryeministri, teksa përmendi kërcënimet ndaj Izraelit në shtatë fronte.

Duke iu referuar komenteve të Macron si një “turp për ta”, Netanyahu tha se “turpi i Francës do të vazhdojë shumë pasi lufta të fitohet”.

 “Irani qëndron pas të gjitha kërcënimeve kundër nesh. Asnjë vend në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë. As Izraeli nuk do ta pranojë. Izraeli ka detyrën dhe të drejtën për të mbrojtur veten dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të tilla dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, tha ai.

Kujtojmë se Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gazë kundër Hamasit.

“Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike, që ne të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë”, tha Macron për transmetuesin France Inter. “Franca nuk po dërgon armë”, shtoi ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →