
Atalanta është befasuar nga Club Brugge-i mbrëmjen e sotme. Belgët kanë fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë “play off” në Champions League. Vendasit kaluan të parët në epërsi falë golit të shënuar nga Jutgla në minutën e 15 të takimit. Ndërkohë bergamaskët rikthyen baraspeshën në minutën e 41-të me anë të Pasalic-it.
Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, një penallti tejet dyshuese prishi planet e Atalantës. Hien-i shkaktoi një 11 metërsh megjithëse kontakti me kundërshtarin ishte inekzistent. Penalltia më pas u shndërrua në gol nga Nilsson-i në minutën e 94-t, duke bërë që Gasperini të largohej përpara kohe nga pankina drejt dhomës së zhveshjes. Një humbje që dhemb për skuadrën e Berat Gjimshitit, teksa ndodhi në sekondat e fundit të sfidës./Sport Ekspres/
bandicam 2025-02-12 21-02-36-723
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news