Ekspertja e turizmit Flora Xhamani Baba, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e Neës24 ka komentuar situatën e sezonit turistik në vend deri më tani.
Ajo u shpreh se është një sezon i suksesshëm pasi ka pasur lëvizje të turistëve, ndërsa theksoi se ka ndryshuar qasja ndaj turizmit në Shqipëri.
Sipas saj rëndësinë më të madhe nuk e ka vetëm turizmi i bregdetit, por edhe destinacionet e tjera në vend.
Ajo shtoi se fakti që turizmi ka ndryshuar duhet parë edhe me një sy kritik për arsye se këtë vit në shumë sektorë po “çalohet”.
“Është një sezon i suksesshëm sepse ka lëvizje por ka nevojë të emërtohet dhe të shihet ndryshe duke e kuptuar nga operatorët turistikë pasi qasja e turizmit ka ndryshuar këtë vit. Nuk është më vetëm i rëndësishëm turizmi i bregdetit, por gjithë Shqipëria. Gjithçka tjetër ka marrë të njëjtën rëndësi si bregdeti në sezonin veror.
Megjithatë fakti që turizmi ka ndryshuar duhet parë edhe me sy kritik. Turizmi po ecën nëpër shina të tjera, jo në shinat tradicionale siç ishte deri vitin e shkuar. Viti i shkuar ka qenë viti më i mirë i turizmit, ndërsa këtë vit ka shumë sektorë ku po çalohet. Hoteleria, akomodimi, i cili është sektori më i rëndësishëm në turizmin shqiptar nuk është në ditët më të mira, sepse po shikojmë shumë fluks kudo në Shqipëri, por akomodimi, ka rezultuar një sektor problematik për shumë arsye. Nuk ka qenë në kapacitet të plotë”, u shpreh ajo mes të tjerash.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co