Dashuri me gllënjkë të parë, kështu e konsiderojnë turistët birrën Korça. Të ardhur nga mijëra kilometra larg ata kanë zbuluar shijen e vërtetë të birrës!
Të ulur në zemër të kryeqytetit, ditëve të tyre si turistë nuk ju mungon kurrë në tavolinë një gotë apo më shumë Birra Korça. Kjo është hera e tretë që ata rikthehen në Shqipëri, dhe takimin më të rëndësishëm konsiderojnë atë me birrën Korça.
Grant Casson, ka lindur ne Londër dhe kjo është hera e tretë e tij në Shqipëri, por këtë herë ka zgjedhur të marrë kudo me vete birrës Korça edhe kur nuk mund ta shijojë ate. Për ta pasur përherë shijen e pëlqyer me vete ai ka bërë në trup një tatuazh me logon e Birrës Korça. Për të ky tatuazh është ndër më të rëndësishmit pasi e mban të lidhur me Shqipërinë e konkretisht me qytetin e Korçës, vend të cilit ai zgjedh t’i rikthehet sërish e sërish… Tatuazhin e Birrës Korça Londinezi zgjodhi ta bënte gjatë një feste ku dëshmitare të këtij momenti ishin miqtë e tij. Ai e mban tatuazhin në këmbën e tij të djathtë gjë që e bën edhe më figurante logon shumë vjeçare të birrës Korça dhe kur iu shpjegon miqve kuptimin e tij” mjafton të përshkruajë shijen e birrës Korca.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co