Tuhel si trajner i Anglisë, shfaqja e parë në shortin e Botërorit

tuhel si trajner i anglise shfaqja e pare ne shortin e boterorit

Tomas Tuhel do të ketë ditën e tij të parë të punës pas prezantimit të tij si trajner i Anglisë dhe ajo do të jetë në shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës javën e ardhshme.

tuhel si trajner i anglise shfaqja e pare ne shortin e boterorit

Trajneri gjerman ka mbajtur një profil të ulët që kur u konfirmua si tekniku i ri i kombëtares angleze në tetor, duke pasur parasysh faktin se ai nuk do të startojë zyrtarisht nga puna me skuadrën deri më 1 janar 2025.

Megjithatë, ai do të marrë pjesë në shortin e kualifikueseve të së premtes së ardhshme në Cyrih, kur skuadra e tij e re do të zbulojë se me kë do të përballet në rrugën e kualifikimit në Kupën e Botës 2026, që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pak më shumë se dy javë përpara se të nisë zyrtarisht kontrata e punës me Federatën Angleze të Futbollit.

Tuhel, do të flasë gjithashtu për mediat gjatë ngjarjes në Zvicër më 13 dhjetor, ku do të japë një pasqyrë të mëtejshme për planet e tij me ekipin e “Tre Luanëve”. Ish-trajneri i Çelsit nënshkroi një kontratë 18- mujore në tetor dhe do të paguhet me rreth 6 milionë paund në vit në këtë rol. Pas marrjes së detyrës, ai u bë trajneri i tretë i huaj i Anglisë pas të ndjerit Sven-Goran Erikson dhe Fabio Kapelos.

PANORAMASPORT.AL

The post Tuhel si trajner i Anglisë, shfaqja e parë në shortin e Botërorit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →