Trekëndësh dashurie në shtëpinë e “Big Brother”? Heidi, mes Romeos dhe Fatjonit

trekendesh dashurie ne shtepine e big brother heidi mes romeos dhe fatjonit
trekendesh dashurie ne shtepine e big brother heidi mes romeos dhe fatjonit

TIRANE

“Vetëm unë nuk kam lidhje në këtë trekëndësh. Le të meren vesh këta të tre, sepse unë jam jashtë…” Kjo ishte deklarata e Rikes pas një klipi që u shfaq sonte në Big Brother VIP. Ajo tha se nuk ka asgjë me Romeon, nëse është kuptuar se është pjesë e një trekëndëshi: “Nëse më shihni me Romeon që përqafohem, është thjesht miqësi, asgjë tjetër. Unë përqafohem edhe me Meritonin, me të gjithë. Nuk e shoh me atë sy Romeon fare. Le të flasin këta të tre”,– tha Rikja duke dashur t’ua lërë “peshën” Romeos, Heidit, por edhe Fatjonit.

“Rikja, e para njëherë, s’ka lidhje dhe më besoni, nuk më tërheq si femër. Nuk kam ngacmim. Nuk e shoh dot me atë sy, jemi shokë. Mërzitem, sepse e kam shoqe”,– tha Romeo duke pranuar se Heidi… është një vajzë pozitive që i jep shumë energji: “Unë kam simpati për Hedin. Është shumë simpatike”,– tha Romeo.

“Unë jam në të njëjtin nivel, që Romeo më jep energji pozitive… Afrimiteti me Fationin nuk ka të bëjë me këtë. Ai është shumë i dashur, më ka mbështetur dhe kjo më ka përlqyer, por ka qenë ajo pjesa e miqësisë, jemi vetëm shokë. Më vjen shumë keq, por unë jam e dashur dhe kjo duket sikur unë po jap sinjal, por me të vërtetë qesh me të gjithë”,- tha Heidi.

Ndërsa Fatjoni, nga ana tjetër, i zënë ngushtë, tha se “sinjalin” ai nuk di ta përkthejë tani, sepse është vetëm fillimi: “Që ditën e parë, ajo m’u afrua. Unë kam marrë një energji të mirë nga Heidi. Nuk dua ta përcaktoj, kam kimi me Heidin, kuptohemi me sy. Më kanë ngacmuar dhe banorët e tjerë për të. Por mund të jetë vetëm çështje shoqërie. Mund ta kem shoqe shumë të mirë. Nuk e ndaj dot. Unë unk e shoh veten në një trekëndësh këtu. Ne e kemi diskutuar këtë gjë më parë. Jemi 24 orë këtu, ka ngacmime, zënka, shaka, të gjitha. Nuk e shoh veten në trekëndësh.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →