Rubin Kazani barazoi mbrëmjen e sotme ndaj CSKA-së së Moskës, me rezultatin 1-1, në duelin e vlefshëm për elitën e futbollit rus.
Vlen të theksohet fakti se te skuadra e Rubinit, aktivizoheshin nga minuta e parë 3 futbollistë shqiptarë, bëhet fjalë për Marvin Çunin, Veldin Hoxhën dhe Mirlind Dakun, me këtë të fundit që i ishte besuar edhe shiriti i kapitenit.
Golin e barazimit për Rubin Kazanin e shënoi Teslenko në minutën e 55-të, teksa për miqtë kishte shënuar Zhemaletdinov në minutën e 15-të.
Daku dhe Çuni qëndruan në fushë gjatë gjithë sfidës, ndërkohë që Veldin Hoxha u zëvendësua në minutën e 71-të.
Për sa i përket futbollistit tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, për të nuk pati minuta, duke e ndjekur gjithë sfidën nga stoli.
PANORAMASPORT.AL