Tre minuta pas shpërthimit pranë hotelit të kreut të Rithemelimit, lëndë plasëse edhe te banesa e një biznesmeni! Dyshohet se autorët hodhën tritolin nga makina

tre minuta pas shperthimit prane hotelit te kreut te rithemelimit lende plasese edhe te banesa e nje biznesmeni dyshohet se autoret hodhen tritolin nga makina
tre minuta pas shperthimit prane hotelit te kreut te rithemelimit lende plasese edhe te banesa e nje biznesmeni dyshohet se autoret hodhen tritolin nga makina

Kamerat e sigurisë në të dy këto vende ku ndodhën dy shpërthimet e njëpasnjëshme mungojnë për të ndihmuar policinë vendore të Shkodrës dhe komisariatin e Malësisë së Madhe për identifikimin e autorëve.

Gjithsesi përgjatë pedonales së Razmës shihen dy makina në lëvizje dhe dyshohet se në njërën prej tyre ndodheshin autorët që hodhën tritolin. Policia dyshon se hedhja e sasisë së lëndës plasëse është lëshuar nga brenda automjetit, pa u ulur në tokë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë.

Deri më tani grupi hetimor nuk ka arritur që të zbulojë autorët e dyshuar. Policia po heton çdo pistë të mundshme rreth këtyre dy shpërthimeve të njëpasnjëshme një ditë më parë në Razëm ndërsa deri më tani është i paqartë shkaku i këtyre ngjarjeve. Ferdi Sterkaj deklaroi se shpërthimi i tritolit nuk lidhet me të sepse ka ndodhur në një parking publik që është i përbashkët edhe pse aty është reklama e hotelit të tij. Sterkaj shtoi gjithashtu se nuk ka konflikte me askënd.

Po ashtu edhe biznesmeni tjetër Gjovalin Shtjefni ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk ka patur ndonjë kërcënim të mëparshëm ndaj nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët. Dy shpërthimet ndodhën rreth orës 8:50 të një dite më parë, kohë kur turistët e huaj apo vendas dalin për të shijuar mëngjesin në këtë zonë turistike.

Edhe pse kishte lëvizje të turistëve, autorët zgjodhën që ta kryejnë ditën këtë ngjarje kriminale. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plota këto dy ngjarje.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →