
Fati i ka buzëqeshur Milanit të Konseisaos mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kaluan në epërsi në derbi falë golit të shënuar nga Rajndersi në minutën e 45 të takimit dhe e ruajtën avantazhin deri në minutat e fundit të ndeshjes. Topi nuk donte të hynte në rrjetë për zikaltrit, të cilët dominuan përballjen.
Interit i janë anulluar 3 gola për pozicion jashtë loje këtë mbrëmje, ndërsa po aq herë shtylla i mohoi golin. Por të besuarit e Simone Inzagit nuk u dorëzuan. Kur po kronometroheshin minutat e fundit të kohës shtesë, De Fraji tundi rrjetën e Milanit dhe shpëtoi skuadrën nga humba. Në fund skuadrat janë larguar nga “San Siro” me një barazim 1-1./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news