
Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në një shtëpi ku jetonte një familje e madhe në Krasnodar të Rusisë, sipas Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë.
Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi ndodheshin 6 fëmijë. Prindërit arritën të nxjerrin dy prej tyre nga shtëpia. Fatkeqësisht, fëmijët vdiqën në spital. Një tjetër fëmijë është gjetur i vdekur nga zjarrfikësit rusë.
Incidenti i zjarrit u zbulua shumë vonë për shkak se detektori i zjarrit nuk funksionoi. Arsyeja për këtë është se bateria në pajisje nuk është zëvendësuar në kohë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co