Transferta me Sociedadin, trajneri i Junajtidit mbron sistemin: Nuk na e ka fajin skema, do të funksionojë një ditë

transferta me sociedadin trajneri i junajtidit mbron sistemin nuk na e ka fajin skema do te funksionoje nje dite
transferta me sociedadin trajneri i junajtidit mbron sistemin nuk na e ka fajin skema do te funksionoje nje dite

Trajneri i Mançester Junajtidit, Ruben Amorim, ka mbrojtur formacionin e tij aktual 3-4-2-1 që ka ndarë shumë analistë dhe tifozë.



Portugezi i qëndron besnik të njëjtës skemë që i funksionoi mirë te Sportingu i Lisbonës, pavarësisht pretendimeve se kjo skemë nuk funksionon në futbollin anglez.

“Është shumë e thjeshtë, sistemi nuk është problemi”, tha Amorim në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Europës kundër Reali Sociedadit.

“Kjo është mënyra e lojës. Mund të rritesh me tre, me dy mbrojtës dhe një mesfushor që tërhiqet poshtë. Kështu që është shumë e thjeshtë. Unë nuk e shoh futbollin ashtu. Problemi me ekipin tonë nuk është sistemi. Ne kemi shumë probleme, ne po përpiqemi të punojmë për këto probleme. Çdo sistem ka nevojë për karakteristika të ndryshme. Por unë kam qenë vërtet i qartë: kam një ide se si të luaj futboll dhe, sido që të jetë, nuk do ta ndryshoj atë. Dhe nuk po flas për sistemin, por është mënyra se si e shoh futbollin”.

Ai nuk mendon se fitimi i Ligës së Europës është çelësi magjik që zgjidh problemet e “Djajve”.

“Ne duhet të mendojmë për klubin, si një projekt i gjatë dhe të mos i zgjidhim gjërat momentalisht. Mos mendoni se po nuk fituam kupën do jemi në një pozitë të keqe dhe nëse fitojmë Ligën e Europës do të jemi në një pozicion të shkëlqyer. Sepse problemet vazhdojnë këtu, edhe po të ishim në Ligën e Kampioneve. Kjo është ajo që dua të them. E di që ju analizoni sezonin tim, por unë po përpiqem të tregoj se nuk më interesojnë shifrat. Jam shumë i sigurt për qëllimet e mëdha të këtij klubi. Po përpiqem të tregoj tablonë e madhe të këtij klubi tek tifozët tanë. Por kjo është një jetë rezultatesh, duhet të fitosh ndeshjet. Unë i di pasojat kur nuk fiton. Por unë jam vërtet i sigurt që do funksionojë”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →