Transferta e Torinos, Konseisao: Milani përrallor, nuk më tremb asgjë

transferta e torinos konseisao milani perrallor nuk me tremb asgje
transferta e torinos konseisao milani perrallor nuk me tremb asgje

Sot luhet Torino-Milan (në 18:00) dhe Serxho Konseisao garaton te skuadra e tij do të reagojë pas eleminimit në Champions duke synuar pozicionimin më të mirë të mundshëm në kampionat dhe Kupën e Italisë. Në vijim edhe fjala e trajnerit.



Është vendimtare kjo ndeshje për t’u fokusuar vetëm te kampionati? Është e rëndësishme kundër një kundërshtari të fortë që është mundur vetëm nga Bolonja në vitin 2025. Është një ndeshje e vështirë jashtë fushe për Milanin, i kam parë rezultatet e viteve të fundit. Finalja jonë e Champions-it është Torino dhe çdo ndeshje duhet të jetë kështu.

Si është gjendja e grupit? Pas një ndeshje fillohet menjëherë të punohet për ndeshjen tjetër. E pashë grupin të përqendruar, edhe pse eleminimi padyshim i lëndoi të gjithë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, por në futboll numërohen incidentet. Gjithmonë them që futbolli është i thjeshtë, por brenda kësaj thjeshtësie ka shumë gjëra komplekse. Ne duhet të vazhdojmë evolucionin dhe punën tonë.

A luan Theo nesër? Nuk më pëlqen të flas për ngjyrën e flokëve të tyre: për mua e zezë, e bardhë apo e verdhë është njësoj, përderisa ata janë profesionistë dhe japin gjithçka. Fola me të pas Fejnordit. Ai është pasuri e klubit dhe e di se bëri diçka që e vuri ekipin në vështirësi. Teo është gati për të luajtur.

I prisnit të gjitha këto vështirësi? Mbase kampionatet e tjera ju duken sikur kanë më shumë presion, por edhe në atë portugez ka trysnit, kështu që jam mësuar. E di që historia e Milanit është përrallore. E dija se do të ishte e vështirë. Jam këtu sepse është një sfidë e madhe për mua. Kam pasur oferta të tjera, por zgjodha këtë sepse më pëlqejnë gjërat e vështira.

Çfarë skuadre është Torino? Kanë lojtarë shumë interesantë, si Riçi për shembull. Në qasjen e tyre në çdo ndeshje, gjithmonë shoh një ekip që dëshiron të marrë një rezultat pozitiv. Kështu që ju duhet të jemi në maksimumin tonë.

A është sfida juaj për ta kthyer këtë negativitet në gjëra pozitive? Jo gjithmonë i bëj mirë gjërat, por punoj me shumë pasion çdo ditë. Sot bëhen 31 vjet që më ka vdekur nëna dhe kam humbur babain para dy vitesh ndaj nëse këto janë vështirësitë e futbollit, nuk kam frikë nga asgjë.

A folën lojtarët me njëritjetrin pas Fejnordit? Më pëlqeu biseda e tyre, më mirë të thuhet ajo që mendojnë. Grupi po rritet edhe nga ky këndvështrim, është e drejtë të thuhen gjërat në fytyrë. Unë preferoj diçka të keqe, por të vërtetë, sesa diçka të mirë, por jo të vërtetë. Më pëlqen kjo gjë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →