Trajnerit të Junajtid i bëhet hall edhe gruaja, nuk i pëlqen zymtësia e Mançesterit

trajnerit te junajtid i behet hall edhe gruaja nuk i pelqen zymtesia e mancesterit
trajnerit te junajtid i behet hall edhe gruaja nuk i pelqen zymtesia e mancesterit

Gruaja e Ruben Amorimit thuhet se është e pakënaqur me jetën e saj të re pas transferimit nga Lisbona në Mançester. Maria Zhoao Diogo u martua me Amorimin në vitin 2013 dhe iu bashkua atij në Angli së bashku me dy fëmijët e tyre, pasi ai zëvendësoi Erik ten Hagun si trajner i Mançester Junajtidit në nëntor të vitit të shkuar.



Por Maria, një dizajnere e suksesshme interiori, nuk është e kënaqur me jetën e deritanishme në veriperëndim të Anglisë.

Sipas “The Sun”, në terrenin stërvitor të “Djajve të Kuq” po përhapen fjalët se Maria po vuan të ambientohet në Mançester për shkak të shiut, erës dhe netëve të errëta në qytet. Dhe kur vjen nga një vend mesdhetar, kjo bëhet akoma më e vështirë. Ajo nuk është partnerja e parë e një lojtari apo pjesëtari të stafit te Junajtidit që ankohet për Mançesterin.

Angel Di Maria qëndroi vetëm 11 muaj në “Old Trafford” pasi u transferua për 59.7 milionë paund nga Reali i Madridit në vitin 2014, por kjo ishte e mjaftueshme që gruaja e tij Jorgelina Kardozo të krijonte një përshtypje negative për Mançesterin. Dhe Amorimit, i cili ka premtuar se ai do të luftojë situatën e vështirë në klub, tani i shtohet edhe një tjetër problem, ai brenda familjes.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →