Interi pret nesër Arsenalin në orën 21:00. Kjo sfidë në “San Siro” do të vlejë për Ligën e Kampioneve.
Para ndeshjes ka folur trajneri i Interit, Simone Inzagi. Timonieri i zikaltërve zbuloi se është kërkuar nga klubet angleze, teksa futbolli atje e intrigon.
Futbolli në Premier Ligë është tërheqës; Nuk e mohoj që kam pasur mundësi në të kaluarën. Dhe kur isha te Lacio dhe tani që jam tek Interi, por isha i lumtur te Lacio dhe jam i lumtur tek Interi.
Futbolli në Angli është tërheqës dhe intrigues, por për momentin jam i lumtur tek Interit. Për të ardhmen nuk jam i sigurt”, u shpreh ndër të tjera Inzagi.
PANORAMASPORT.AL