Interi ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 kundër Las Palmas në miqësoren e zhvilluar në Cesena, teksa në pritje të Lautaros dhe Turam, protagonist ishte sulmuesi iranian Mehdi Taremi.
Pas ndeshjes trajneri Simone Inzagi u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve, teksa nënvijëzoi entuziazmin e madh që ka në grupin e kampionëve të Italisë. “Jemi ende duke u përgatitur për sezonin e ri, por skuadra bëri shumë mirë, ndonëse duhet të pranojmë se ka ende punë për të bërë. Më pëlqen vërtetë shumë entuziazmi i djemve, si atyre që erdhën në grumbullim nga dita e parë, ashtu edhe i atyre që na janë bashkuar rrugës.
Të gjithë duken shumë të lumtur dhe kjo të jep mundësi të punosh më shumë e më mirë”, u shpreh trajneri zikaltër për mediat e pranishme në Çezena. Testi i radhës për Interin është ai i të premtes së 2 gushtit përballe Pizës, sfidë ku Simone Inzagi do të ketë si kundërshtar vëllanë e tij, Filipo që drejton bluzinjtë toskanë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co