Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani analizoi barazimin pa gola me Partizanin.
Morët përgjigje? “Para së gjithash është ndeshje kampionati, ku për ne kishte rëndësi të mos humbnim. Loja e ekipit ishte e mirë në pjesën e parë, krijuam raste. Dhe në të dytën. Për ne me rëndësi të mos humbnim”.
Çfarë ndodhi në pjesën e dytë? “Këshillat dhe në pushim ishin të njëjta. Si në pjesën e parë, duhet të vazhdonim me atë ritëm, mos ta lejonim kundërshtarin të vinte afër golit. Deri diku mendoj e arritëm. Krijuam rastin me Çobën, ndoshta dhe lëvizja, kryqëzimi, ku sulmohen hapësirat na mungonte nga mesfushorët”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co