
PSV-ja nuk po kalon momente të mira, por për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit janë gati për një rezultat të madh dhe këtë gjë e konfirmon edhe trajneri Peter Bosh në prag të sfidës së sotme.
“Nuk jemi në krizë, jemi ende në garë në Ligën e Kampioneve, kampionatin dhe Kupën e Holandës. Është e vërtetë, megjithatë, që kemi pasur disa probleme dhe duhet të përmirësohemi.
Bardhezinjtë kanë bërë shumë barazime këtë sezon, por ata janë një klub i madh dhe vijnë pas fitores kundër Interit. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e Torinos, ne duhet të fitojmë dhe kemi avantazhin që luajmë në stadiumin tonë. Shpresoj që tifozët të bëjnë diferencën”, tha Bosh.
PANORAMASPORT.AL