Trajneri i Leverkusenit: Morëm goditje të fortë, por asgjë nuk ka përfunduar

trajneri i leverkusenit morem goditje te forte por asgje nuk ka perfunduar
trajneri i leverkusenit morem goditje te forte por asgje nuk ka perfunduar

Trajneri i Bajer Leverkusen, Ksabi Alonso ka dashur ta mbajë lart moralin në ekip pas disfatës së thellë në “Allianz Arena” kundër Bajern Mynih.



“Ishte një ndeshje e vështirë. E prisja që do kishim shumë punë në Mynih, por jo në këtë trajtë. Ata dominuan që në minutat e para. Më pas erdhën disa gabime dhe ne u ndëshkuam. Nëse rasti i Frimpong do ishte konkretizuar, tashmë do flisnim ndryshe. Gjithsesi nuk është momenti për panik. E qartë ne morëm goditje të fortë, ama asgjë nuk ka përfunduar. Ka edhe një ndeshje tjetër. Gjithçka mund të ndodhë. Tashmë të fokusohemi tek takimi i radhës, ka ende kohë për Bajernin”, përfundoi Ksabi Alonso.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →