Ylber Ramadani mund të shohë minutazhin e tij të rritet ndjeshëm në ndeshjet e radhës të Leçes, pasi trajneri Marko Xhampaolo, ka filluar të marrë në konsideratë mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Ai kishte humbur vendin në formacion që kur në pankinë u ul ish-trajneri i Milanit, por ky i fundit tashmë e sheh me një sy tjetër futbollistin kuqezi.
Para ndeshjes ndaj Kaljarit, Xhampaolo ka vlerësuar reagimin e Ramadanit në këtë periudhë teksa ka theksuar se ndoshta fakti se mesfushori nuk ishte shfaqur në formën më të mirë, ishte sepse kishte pasur bindjen se kishte vendin të sigurt mes titullarëve.
Është e drejtë që të inatoset p[asi nuk luan, por ai inatin e ka katalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duhet të them se ka qenë çdo ditë aty duke punuar. Ishte më i fikur më parë… ndoshta ishte më i sigurt për disa hierarki dhe përgjigja ishte pozitive në bazë të rrugëtimit që ka bërë. Nuk kam dyshime rreth tij në krahasim me fillimin, e shoh të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme”, tha Xhampaolo para mediave për Ramadanin.
The post Trajneri i Leçes më në fund lavdëron Ramadanin: Ishte i fikur se ndoshta ishte i sigurt për hierarkinë, e shoh të përmirësuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.