
Stafi teknik i Kombëtares shqiptare vijon turin e takimeve me futbollistët shqiptarë në Europë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026, që nisin në muajin mars.
Ndalesa e rradhës për trajnerin Silvinjo dhe asistentët e tij, Doriva dhe Zabaleta, ishte Roma, ku takuan Elseid Hysaj.
Stafi teknik i Kombëtares diskutoi me Hysaj mbi gjendjen aktuale të tij pas dëmtimit të pësuar dhe grumbullimet e ardhshme të muajit mars.
Trajneri Silvinjo dhe asistentët e tij do të vazhdojnë takimet me lojtarët shqiptarë përgjatë muajit shkurt, ndërkohë që paralelisht vijojnë me përgatitjen teknike të ndeshjeve kualifikuese.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news