Nuk ishte konferencë, por një takim me mediat që ndodhen në qendrën stërvitore të Holandës. Pas këtij takimi, trajneri tha disa fjalë për gjysmëfinalen kundër Anglisë, por e bëri me një këndvështrim tjetër dhe jo thjesht të një ndeshjeje.
“Mendoj se njerëzit duhet të kenë pak më shumë respekt, kur ndajnë mendimet e tyre për një lojtar apo një trajner. Ky është një problem botëror. Është e vërtetë që tani ka shumë rrjete sociale dhe programe televizivë”, tha fillimisht Kuman.
Ai e ndjen të detyrueshme që të mbrojë lojtarët e tij, duke nisur nga Memfis Depaj. “Memfis është gati që të bëhet golashënuesi më i mirë i kombëtares dhe meriton më shumë respekt. Është sulmuesi im. Ndonjëherë i kërkoj që të qëndrojë më shumë në thellësi, sidomos siç luante tek Atletiko e Madridit me Grizmanin pas shpinës. Mund ta bëjë mirë këtë.
Ai mund të luajë edhe me Vergostin, mund të luajë secili nga ata dhe të dy bashkë. Unë kam lojtarë të shkëlqyer dhe thjesht duhet edhe pak fat për të shtyrë në rrjetë rastet që kanë pasur”, shtoi më tej.
ANGLIA- Trajneri i Holandës foli edhe për rivalët në gjysmëfinale. “Është e vërtetë që kanë shumë vështirësi për t’i fituar ndeshjet e tyre, por sigurisht që kanë lojtarë të shkëlqyer dhe cilësorë.
Kritikat që po marrin ata janë të frikshme, madje më shumë sesa na kritikuan ne pas humbjes me Austrinë. Por i tillë është futbolli dhe duhet të përshtatemi.
Botërori? Sigurisht që do të jem unë trajneri. Nuk më shkarkojnë dot tani sepse kam rinovuar deri në vitin 2026”, ka thënë trajneri holandez duke bërë batuta me gazetarët e pranishëm në qendrën stërvitore të Holandës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co