Trajneri i Evertonit gëzon Brojën para ndeshjes me Arsenalin: Duhet t’i japim një mundësi, ka cilësi vërtetë të mira

trajneri i evertonit gezon brojen para ndeshjes me arsenalin duhet ti japim nje mundesi ka cilesi vertete te mira
trajneri i evertonit gezon brojen para ndeshjes me arsenalin duhet ti japim nje mundesi ka cilesi vertete te mira

Forma e Armando Brojës është në rritje. Dëmtimi është lënë pas përfundimisht dhe tani është koha për më shumë hapësirë në fushën e lojës. Trajneri i Evertonit ka deklaruar në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Arsenalin se sulmuesi shqiptar meriton një mundësi për t’u aktivizuar titullar, në mënyrë që të tregojë se çfarë është i aftë të bëjë.

“Broja dhe Çermiti po trokasin në derë për një vend në formacion. Broja ka disa cilësi dhe aftësi vërtetë të mira. Mundet edhe ta mbajë topin dhe të krijojë mundësi për të tjerët. Ai gjithashtu ka edhe shpejtësi. Mendoj se duhet t’i japim një mundësi që të tregojë se çfarë mund të bëjë”, ka dekkaruar Davin Mojesi./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →