Trajneri i Bryzhit paralajmëron Milanin për Jasharin: Kërkesat e klubit janë të qarta

trajneri i bryzhit paralajmeron milanin per jasharin kerkesat e klubit jane te qarta

Niki Hejen, trajneri i Klub Bryzh, është kthyer të flasë sot për situatën e Ardon Jasharit. Mesfushori është një objektiv i merkatos së Milanit që kërkon ta afrojë me çdo kusht dhe vetë futbollisti e dëshiron një gjë të tillë.

Por klubi nuk tërhiqet nga kërkesat financiare që ka për lojtarin, duke bllokuar për momentin transferimin e tij te kuqezinjtë. Jashari ishte lënë jashtë ekipit në javën e kaluar, por është kthyer të stërvitet përsëri me klubin belg.trajneri i bryzhit paralajmeron milanin per jasharin kerkesat e klubit jane te qarta

“Jashari i pakënaqur? Nuk është edhe aq keq. Unë i kam dhënë këshillat e mia. Stërvitet me ne prej dy ditësh, dhe po shkon mirë, na jep cilësi dhe është kënaqësi të qëndrosh me të. Ashtu siç duhet të jetë.

Dëgjoni, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne e kemi ndihmuar në rritjen e tij, ajo që ndodh sipër kokave tona është jashtë kontrollit tonë. Nuk shqetësohem nga kjo situatë, është interesin e tij që të stërvitet dhe të futet në ritëm ndeshje. Ne duam të ofrojmë lojtarë në formë në rast transferimi, kjo bën që të fitosh respekt nga klube të tjera. Është një komunikim i hapur mes të gjitha palëve. Zgjidhja do të jetë shumë shpejt e qartë.

Futbolli funksionon kështu. Ardoni ka një kontratë deri në vitin 2029 dhe kërkesat e klubit janë të qarta. Klubet që e dëshirojnë, duhet t’i përmbushin. Pastaj janë dëshirat e lojtarit dhe këtu është problemi. Gjithsesi, shumë shpejt gjithçka do të bëhet e qartë’, tha trajneri i Bryzhit.

PANORAMASPORT.AL

The post Trajneri i Bryzhit paralajmëron Milanin për Jasharin: Kërkesat e klubit janë të qarta appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →