
Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Arabisë Saudite, të cilën Al Nassr e humbi kundër Al Hilal. Ronaldo u duk mjaft i acaruar, pasi goditi me bërryl kundërshtarin e tij dhe duartrokiti në mënyrë ironike arbitrin. Trajneri i klubit të Riadit, portugezi Luis Castro, ka komentuar incidentin.
“Një vendim i gabuar. Mbrojtësi i Al Hilalit bëri sikur ishte goditur në fytyrë. VAR duhet të kishte ndërhyrë. Ronaldo është një shembull, një model për shumë njerëz. Lojtarët më të mirë në botë nuk u pëlqen kurrë të humbasin. Ai nuk është mësuar të humbasë në karrierën e tij” – Tha Castro.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co