Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 6-të i banesës teksa po pastronte dritaret.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co