Autoritetet spanjolle thonë se kanë kapur një tjetër nëndetëse të dyshuar për transport droge në Evropë nga Amerika e Jugut. Ndërkohë në pranga janë vënë katër shtetas kolumbianë që ndodheshin në anije.
Autoritetet spanjolle thonë se personat fundosën nëndetësen, ndërsa ekuipazhi u shpëtua.
Për shkak të karakteristikave të varkës dhe sjelljes së ekuipazhit, autoritetet besuan se ajo transportonte kokainë, tha Garda Civile në një deklaratë të mërkurën.
Ekuipazhi doli i sigurt ndërsa nëndetësja u mbyt me ngarkesën e saj, shtohet në deklaratë.
Anija është e ngjashme me ato të kapura nga autoritetet në operacionet e mëparshme në Spanjën veriperëndimore në vitin 2019 – kur u konfiskuan tre ton kokainë – dhe vitin e kaluar.
Anije të ngjashme janë zbuluar në Oqeanin Atlantik, veçanërisht afër Amerikës Qendrore dhe Jugore.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co