I kërkuar tashmë nga disa klube angleze përpara se të transferohej në Barcelonë, braziliani Raphinha mund të mbyllë aventurën me katalanasit në qershor. Lojtari lidhet së fundmi me një kalim të mundshëm te Tottenham, që do ta kthente sulmuesin në Premier League, pasi më parë ka luajtur për Leeds.
Sipas Sport, Spurs është gati të paguajë 70 milionë euro për kartonin e Raphinhas. Klubi londinez mund të propozojë një ‘paketë’ që përfshin edhe Frenkie de Jong, një tjetër lojtar që ka qenë në fokusin e trajnerit Ange Postecoglou prej disa kohësh dhe shitja e të cilit mund të ndihmojë shumë llogaritë e Barçës. Gjithsesi, vera është ende larg dhe për të parë sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co