Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, vendi ynë do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, në Torino, me garat që do të zhvillohen nga data 7 deri më 16 mars.
Përfaqësuesja kuqezi në këtë aktivitet do të formohet nga një delegacion i përbërë nga 6 personat me aftësi të kufizuara intelektuale, atletë të Special Olympics Albania dhe staf. Atletët do të garojnë në 3 disiplina sportive dimërore, duke synuar të përcjellin talentin, kurajën dhe masazhin e gjithëpërfshirjes përmes sportit.
3 djem dhe 3 vajza do të konkurrojnë në disiplinat sportive: Snow showing, Alpine skiing dhe Cross country skiing. Me rastin e kësaj pjesëmarrjeje historike, në mbështetje të atletëve të Special Olympics Albania, ditën premte në orën 11:00 do të organizohet një ceremoni pritje në Kryeministri, përpara nisjes së ekipit kuqezi në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore.
PANORAMASPORT.AL