Gazetari panamez Campo Elías Estrada, i gazetës Tiro al Gol, pranon se bëri dy gabime kur votoi për Topin e Artë të vitit 2024. Duke folur për Marca, ai shpjegoi se donte të votonte për Vinicius të Real Madridit, me Rodri të pestin në vend të Dani Olmos.“Para së gjithash ishte gabimi im. Emri i Olmos u shfaq në vend të Rodrit. Fatkeqësisht, pata probleme gjatë votimit në platformën e votimit. Kur po përzgjidhja 10 kandidatët e mi dhe erdhi koha për të përditësuar, vota u ndryshua, me numra të gabuar, pa asnjë renditje, në mesin e dhjetë të kualifikuarve dhe më është dashur të hyj në platformë më shumë se tre herë për të votuar, gabimin e vura re vetëm disa ditë më vonë, kur lexova në detaje email, sepse kandidatët e mi i kisha shkruar në një fletë”.
Një situatë që tregon të meta në votim dhe siç e pranon dhe mbrohet vetë: “Nuk më ka ndodhur kurrë, vota ime ka qenë e paanshme, nuk e vesh fanellën e asnjë klubi. Nuk e kam konsideruar asnjëherë Rodrin ndër tre më të mirët, e kam vënë të pestin sepse për një gabim të pavullnetshëm nuk i ka dalë emri”, pranon në fund ai.
Dje një tjetër gazetare që përbënte jurinë prej 100 gazetarësh votues, finlandezja Juha Kanerva e Ilta-Sanoma, pranoi se diçka kishte ndodhur: “Ishte një gabim teknik nga ana ime”, tha ajo.
PANORAMASPORT.AL