
Ushtria izraelite dhe shërbimet e sigurisë njoftuan se kishin vrarë një zyrtar të lartë të Hamasit “i përfshirë në drejtimin e sulmeve në Bregun Perëndimor” më 24 korrik në Rripin e Gazës. Këtë e raporton “The Jerusalem Post”, duke shpjeguar se “disa ditë pasi IDF sulmoi Nael Sakhl, një zyrtar i lartë i Hamasit, u konfirmua se ai ishte vrarë”.
Thuhet se Sakhal kishte qenë aktiv për më shumë se një dekadë në selinë e Bregut Perëndimor të Hamasit.
Po ashtu “The Jerusalem Post” shkruan se “Ai ishte përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve terroriste, financimin dhe furnizimin me armë të qelizave terroriste që kryenin sulme kundër izraelitëve dhe forcave IDF në Bregun Perëndimor”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co