Granit Xhaka i gëzohet titullit në Bundesligë, me skuadrën e Leverkusen. Mesfushori me origjinë shqiptare ishte një pikë kyçe e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitimin e trofeut.
“Është pak e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur përjeton një emocion kaq të madh. U riktheva pas shumë kohësh në Bundesliga dhe ta festoj me titull është e jashtëzakonshme. Kemi zhvilluar një sezon të madh. Kur nis karrierën, ëndërron pikërisht për momente të tilla. Ishte një punë e vështirë dhe e përditshme, por ia dolëm të gjithë së bashku. Për mua ky titull është diçka shumë speciale në të gjitha këto 14 vite të karrierë, po ashtu është një titull shumë special edhe për klubin. Tani duam më shumë dhe të marrim të tjerë trofe”, – tha Xhaka.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co