Tekniku i Tiranës, Bledi Shkëmbi analizoi barazimin pa gola në derbi ndaj Partizanit.
“Nuk i përgjigjem më pyetjes për ardhjen e fitores. Komplimentoj çunat, bënë ndeshje mjaft të mirë, derbi i parë për shumicën, mendoj se ishim superiorë.
Nuk shikoj ngërç te sulmuesit. Sot është normale edhe po mos shënosh. Jam i kënaqur me sulmuesit, edhe pse mund të kishin bërë diçka më shumë. Ndeshja derbi është më thellë. Më shumë problem kemi pasur mospërqëndrimin. Sot e patëm në çdo sekondë përqëndrimin.
E bëmë pak herë me Micin dhe Kolën, daljen me qendërmbrojtësit. Ishte direktivë e imja për të qenë më të kujdesshëm. Shpejtësia e futbollistëve të Partizanit, mund të na vinte në vështirësi. Kur mund të kishim mundësi duhet ta bënim. Por për meritë edhe të kundërshtarit nuk e bëmë dot.
Deri para kësaj ndeshje mendoj që kemi bërë mirë. Sot ishte dhe pak rëndesë psikologjie. Sulmuesit në 30 metrat e fundit kishin një ngërç.
Nuk jam tip që emocionohem shumë, ishte diçka ndryshe nga ndeshjet e tjera, por isha i qetë. Barazimet s’po më pëlqejnë më, vërtet u bëmë pak si shumë. Kemi parë skuadra që me 10-11 barazime kanë dalë edhe kampionë”- tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co