
Pas katër javësh ndeshje në transfertë, më në fund Tirana do të luajë në shtëpi në një sfidë prestigji në kryeqytet.
Tirana dhe Elbasani do të luajnë në javën e pestë të Superiores në “Air Albania”. Edhe bardheblutë kanë zyrtarizuar stadiumin. Ndeshja do të luhet të hënën e 16 shtatorit, ora 20:00.
Biletat fizike mund të gjenden pranë biletarisë te stadiumi “Selman Stërmasi”, “online” dhe ditën e ndeshjes te stadiumi “Air Albania”. Bardheblutë kanë kohë që nuk luajnë para tifozëve të tyre. Kalendari ka dashur që ata të luajnë tri takime jashtë, ndërsa sfidën e shtëpisë me Egnatian e luajtën në Durrës.
Edhe sezonin e shkuar, Tirana i luajti ndeshjet mes Tiranës, Durrësit, Elbasanit për të luajtur ndeshjet në shtëpi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co