Tirana në Kategorinë e Parë? Ja se cilat janë ndeshjet javës tjetër, bardhebluve u vjen në ndihmë pak edhe fati

tirana ne kategorine e pare ja se cilat jane ndeshjet javes tjeter bardhebluve u vjen ne ndihme pak edhe fati

Tirana ka marrë një humbje të rëndë sot kundër Teutës, 0-1, ndërsa tani ndodhen në vendin e parafundit me 36 pikë, dy më pak se Skënderbeu i vendit të 8 dhe 3 më pak se Bylisi i vendit të 7. Matematikisht Tirana nuk ka më asnjë shans që të dalë në vendin e 7, pra të shpëtojë tërësisht, ndërsa në rastin më të mirë prek Play Out, ndërsa në më të keqin, bie nga Superiorja.

Por cilat janë ndeshjet e javës tjetër? Tirana është e detyruar për të fituar kundër Dinamos, ndërsa fati i vjen pak në ndihmë bardhebluve. Kjo pasi Skënderbeu dhe Bylis kanë një ndeshje të drejtpërdrejtë dhe nga ndeshjet direkte, Tirana i kalon të dy ekipet për nga ndeshjet direkte. Kështu një barazim mes Skënderbeut dhe Bylisit nuk do ta nxirrte jashtë Tiranën.

Për këtë arsye një fitore e Tiranës garanton vendin e Play Out për ta, shumë më ndryshe nëse Bylis dhe Skënderbeu do të kishin dy ndeshje me rivalë të tjerë ku në rast fitore të dy ekipeve, as fitorja me Dinamon nuk do t’i bënte punë kryeqytetasve. /Sport Ekspres/

tirana ne kategorine e pare ja se cilat jane ndeshjet javes tjeter bardhebluve u vjen ne ndihme pak edhe fati

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →