“Tifozët tanë janë më shumë se të Feynord”! Ibrahimovic karikon Milanin: Kjo është një finale për ne, le të shkruajmë historinë

tifozet tane jane me shume se te feynord ibrahimovic karikon milanin kjo eshte nje finale per ne le te shkruajme historine
tifozet tane jane me shume se te feynord ibrahimovic karikon milanin kjo eshte nje finale per ne le te shkruajme historine

Milani do të përballet kundër Feynord në ndeshjen e kthimit të Champions League. Një ndeshje që pritet me shumë interes pasi kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka munden për të përmbysur rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë, në të kundërt, do të eliminoheshin nga kompeticioni më prestigjioz në Europë. Para këtij takimi, ishte Ibrahimovic që karikoi lojtarët duke kërkuar që ta luajnë këtë takim si një finale.

“Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne. Tifozët tanë do të jenë më shumë sesa të Feynordit në Rotterdam. Do të jetë ndryshe këtë herë, janë 80.000 tifozë të Milanit, jo vetëm në stadium, por edhe jashtë tij. Ata do ta shtyjnë ekipin drejt fitores. Lojtarët duhet të futen si të jenë në një finale, ky është mentaliteti i duhur. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë, jemi një gol në disavantazh, duhet të përmbysim rezultatin”, tha Ibrahimovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →